×
Secondary Adv

Nuk eshte photoshop! Ja 20 vende qe nuk do ta besoni se ekzistojne

Share on Google+

Rreth e qark globit ka vende fantastike dhe të magjishme, duke nisur nga formacionet natyrore të malit Roraima, pyjet e zeza në Gjermani apo mrekullitë e krijuara nga njeriu, si tuneli i Dashurisë apo stacioni i metrosë në Suedi, këto vende kanë për t'ju befasuar, aq sa mund të mendoni se janë fotomontazhe, skena nga filma fantashkencorë apo përralla! Ua lini syve që të besoni! Dhe ju sigurojmë që janë copëza arti fantastike që natyra na dhuron cdo ditë.

 

Nëse keni plane këtë vit për udhëtime në vende të magjishme, mos nguroni që ti vizitoni! Këto janë 20 pjesë të ndryshme të botës që jo shumë njerëz e dinë se ekzistojnë.


1. Malet e Tianzi - Provinca Hunan, Kine



Ne kemi parë të gjithë pamje si kjo në foto, apo jo? Zakonisht në kopertinën e një libri me fantazi apo në disa skena filmi të rëndësishme aksioni. Por, kjo është e vërtetë! Këto janë Malet Tianzi në provincën Hunan të Kinës. Këto male unike të holla dhe të gjata janë aq jashtëtokësore sa që edhe James Cameron kishte bërë filmime për filmin e tij “Avatar”. Ato janë krijuar nën ujë 380 milion vite më parë dhe disa prej këtyre maleve qëndrojnë 8 mijë metra mbi nivelin e detit.


2. Fushat me tulpane, Hollandë

 

Kjo është vetëm një nga shumë fotografitë shumëngjyrëshe dhe të mahnitshme të fushave me tulipanë. Hollanda ka një biznes të madh kur bëhet fjalë për fermat me tulipanë dhe kushdo që vjen mund të përfitojë t’i shohë ato teksa rriten. Lulet janë në kulmin e tyre, në mes të prillit.


3. Shpella e Kristaltë - Skaftafell, Islandë

 

Nuk është e kristaltë por e akullt, aktualisht njihet edhe si shpella e fluskave të cilat me ngjyrën e kaltër i japin një pamje të rrallë këtij vendi.


4. Kodrat e heshtura - Centralia, Pensilvani

 

Adhuruesit e videolojës me seri të Silent Hill janë të vetëdijshëm për atmosferën drithërues të qytetit të errët ku ndodhin disa nga tmerret më të mëdha. Por, ju do të befasoheni nëse do ta dinit se qyteti imagjinar i Silent Hill ekziston në të vërtetë dhe bazohet në një qytet fantazmë në Centralia të Pensilvanisë, ai është real!


5. Porta e ferrit - Derweze, Turkmenistan

 

Në pamje të parë duket si një skenë e ndonjë filmi, por nuk është aspak kështu. Kjo është një gropë e madhe zjarri në zemër të shkretëtirës Karakum. Ajo nuk është pasojë e ndonjë "sulmi" mbi Tokë, por është një krater i krijuar nga gjeologët më shumë se 40 vjet më parë dhe prej asaj kohe, flakët nuk janë shuar. Gjeologët sovjetikë nisën të gërmonin në vend në vitin 1971, por hasën në një zonë me gaz natyror. Toka u shemb dhe të frikësuar se mos kjo do të çonte në çlirimin e gazrave helmues, gjeologët vendosën ta digjnin.


6. Tuneli i luleve Wisteria - Kitakyushu, Japoni

 

Do ndjeheni sikur jeni duke ecur nëpër një përrallë zanash. Ju mund të shkoni në Kitakyushu të Japonisë për të parë këtë vend të magjishëm. Parku përmban 20 lloje të luleve Wisteria dhe do të mund t’i shihni ato nga të gjitha anët.


7. Grand Prismatic Spring – Wyoming, SHBA



Edhe pse duket si diçka që gjendet vetëm në një planet tjetër, Grand Prismatic Spring është në Tokë! Vizitoni Parkun Kombëtar të Yellowstone në Wyoming të SHBA-ve dhe mund ta shihni këtë pamje magjike.


8. Chand Baori - Abhaneri, Indi

 

Sytë tuaj nuk janë duke luajtur me ju. Chand Boari në Abhaneri të Indisë është po aq epik sa duket. Me 3500 hapa dhe 13 histori, ky labirinth shkallësh super i thellë është ndërtuar në mes të viteve 800 dhe 900 pas Krishtit nga Mbreti Chanda.


9. Liqeni i kristaltë- Montana, SHBA




Ky është liqeni me ujin më të pastër në botë! Uji është aq i pastër, saqë fotot e bëra në këtë liqen, bëhen shume kontradiktore pasi duket sikur gjërat qëndrojnë pezull në ajër, për shkak të pastërtisë së ujit.


10. Cave Metro Station - Stokholm, Suedi

 

Udhëtimi në metro nuk pritet të jetë ndonjë eksperiencë emocionuese, për shkak të udhëtimit nën tokë. Por nuk mund të jetë i tillë vetëm në Stokholm, kryeqytetin suedez, ku artistët kanë transformuar metronë e qytetit në një ekspozitë gjigande arti. Rreth 90 stacione të qytetit janë zbukuruar nga mbi 150 artistë, gjatë 55 viteve të fundit.


11. Camel Thorn Trees - Parku Naukluft, Namibi

 

Kjo foto duket si një pikturë. Pas të gjithave, si mund të jetë e vërtetë diçka kaq grafike dhe pa jetë? Por është! Kjo pamje është marrë nga fotografi i National Geographic, Frans Lanting, i cili tregon një panoramë mbresëlënëse në parkun e Naukluft në Namibi. Dunat e rërës përtej këtyre pemëve japin një hije në portokalli të ndritshme nga drita e diellit cdo mëngjes.


12. Liqeni Rozë, Australi


Hiller është vetëm 600 m i gjerë por ka një ngjyrë rozë që bën të mos gabosh. Megjithatë arsyeja pse është rozë është ende një mister. Liqeni i shndritshëm me ujë të kripur është i rrethuar nga pyje të gjelbër të errët të eukaliptit dhe drurit të letrës. Një shirit i hollë i bardhë me duna rëre ndan liqenin nga ujërat e thella oqeanike.


13. Hobbit, Zelandë e Re

 

Zelanda e Re është e njohur për peizazhet e saj të bukura, si dhe për filmimin e Zotit të unazave. Edhe pse skena origjinale u shkatërrua pas përfundimit të kësaj trilogjie, u rindërtua sërisht dhe tani është hapur për publikun. Ky vend është i vendosur në Matamata është një nga vendet më magjike për t’u parë.

 

14. Parku i luleve Hitachi – Japoni

 

Hitachi është një park i bukur me lule që gjendet në Hitachinaka, një qytet i vogël në bregun lindor dhe shtrihet pranë plazhit Ajigaura. Në cdo stinë mund të admirohen peisazhe të mrekullueshme falë llojeve të ndryshme të luleve që mbushin parkun. Pavarësisht se ky park nuk është i madh, duke qënë se zë 3,5 hektare, ndërsa mbushet me rreth një milion lule që celin në të gjithë parkun dhe tërheqin turistet nga i gjithë rajoni. Një tjeter e vecante e parkut janë shkurret, që ndryshojnë ngjyrë në varësi të stinëve, duke shkuar nga nuancat e të gjelbrës deri tek e kuqja e thellë.

 

15. Pylli i Zi – Gjermani

 

Pylli i Zi është një nga vendet më të bukura të Gjermanisë. E keni pyetur veten përse ka këtë emer ky vend? Arsyeja është e thjeshtë, zona e ka marrë emrin nga pyjet e dendura që rriten në lartësitë më të larta.


16. Gjiri Bioluminescent - Vieques

 

Porto Riko Një pamje e mahnitshme dhe jo në vetëm në një vend, por në disa! Valët e detit shkëlqejnë aq shumë, sikur ndriçojnë, në plazhin Vieques në Porto Riko. Për këtë dukuri të çuditshme “përgjegjëse” janë disa mikroorganizma të cilat kur marrin ngacmime, fillojnë të shkëlqejnë për shkak të pigmentit luciferin i cili reagon me oksigjenin dhe enzimës lousiferati e cila përshpejton këtë reagim.

 

17. Tunnel of Love (Tuneli i Dashurise) - Klevan, Ukrainë

 

Tunnel of Love që është kënduar nga Bruce Springsteen ekziston me të vërtetë. Gjendet në Kleven, Ukraine dhe është formuar nga pemë të mëdha që rrethojnë vendin e braktisur, është quajtur kështu sepse është vend-takim për të dashuruarit. Pasi u bë destinacion turistik ndërkombëtar u pajis dhe me një tren romantik që e përshkon të gjithë tunelin.

18. Mali Roraima - Venezuelë

 

Duket si një pamje që i takon një tjetër epoke, asaj gjatë së cilës dinozaurët popullonin Tokën. Por këto imazhe mbresëlënëse i takojnë në fakt ditëve të sotme, edhe pse na tregojnë atë që besohet që të jetë një nga formacionet gjeologjike më të vjetra në botë. Ky është mali Roraima (në formën e një pllake të lartë), në Venezuelë. Ai është i  lartë 2810 metra mbi nivelin e detit aq sa mund të shohësh retë nën këmbët e tua.



19. Parku Zhangye Danxia - Kinë

 

Këto male janë gati jo-reale. Ato ndodhen në Parkun Gjeologjik të Zhangye Danxia dhe shfaqin ngjyra të ndryshme prej guri dhe rëre, të mbledhura për një periudhë prej 24 milion vjtësh. Erozioni ka skalitur malet duke i dhënë formë mbreslënëse. Ato janë malet më unike në botë!


20. Salar De Uyuni, Bolivi

Gjatë sezoneve të shiut fusha më e madhe e kripës bëhet pasqyra më e madhe në botë. Ky vend u krijuar nga shumë liqene parahistorike që u bashkuar në një.


Më të lexuarat